Politike

Berisha-Ramës: Trego si i dhe burrit të Ministres mijëra m2 tokë në bregdet

Gjatë takimit me demokratët e Beratit, Berisha tha se Rama gjithashtu ka shpallur burrin e Ministres subjekt të rëndësisë strategjike dhe i ka dhënë qindra, mijëra metra tokë në bregdet.

18 Maj 2022, 19:26 Nga DOSJA
Berisha-Ramës: Trego si i dhe burrit të Ministres mijëra m2
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama duhet të japë llogari se si e ka firmosur tenderin e djegësve 420 milionë euro me negociatë të mbyllur. Gjatë takimit me demokratët e Beratit, Berisha tha se Rama gjithashtu ka shpallur burrin e Ministres Olta Xhaçka subjekt të rëndësisë strategjike dhe i ka dhënë qindra, mijëra metra tokë në bregdet.

"Na thuaj pak zoti Rama, hajde thuaju qytetarëve, si e firmose ti me procedurë negociatë e mbyllur tenderin e djegësve 420 milionë euro. Si e firmose? E di që ajo procedurë është e ndaluar me ligj. Na thuaj pak zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres subjekt të rëndësisë strategjike dhe t’i japësh qindra e mijëra metra në bregdet, në një kohë kur Kushtetuta thotë në neni 70 se ministri, familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike dhe pronat publike të pushtetit vendor apo pushtetit lokal. Por pse i bën ti këto, ti që je 2 m i gjatë, ti vjedh me firmë, nuk fut duart në xhepa, por merr me kontenierë, valixhe dhe çdo gjë," tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll