Politike

Dolli për Berishën sërish, Demokrati: Na prij drejt fitores

Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk është pijanec, pasi disa persona e quajtën kështu në foltorën e parë që Berisha bëri në Berat, ku demokrati e priti me dolli. 

18 Maj 2022, 19:31 Nga DOSJA
Dolli për Berishën sërish, Demokrati: Na prij drejt fitores
Demokrati dhe Berisha

Një demokrat në Berat ka ndritur sërish një dolli për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, ai i bëri ftesë Berishës që t'i prij drejt fitores dhe se e ka gjetur atë dollibashë. Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk është pijanec, pasi disa persona e quajtën kështu në foltorën e parë që Berisha bëri në Berat, ku demokrati e priti me dolli. 

"Nuk duhet ta përmendim më Bashën, ai është kapitull i mbyllur. Për mua Basha është një fëmijë i edukuar, sepse ai lajmëroi k*ka k*ka, por ne nuk e nxorëm jashtë dhe na i bëri në mes të shtëpisë. Ne do merremi me ringritjen e PD.

Ke një amanet nga mua, kur të shkosh në Parlament do ti thuash Ramës të bisedojë me stafin e botës së përtejme nëse ata kanë ndërmend që mua të më shpërblejnë me xhenet dhe atje është Edi Rama le të më çojnë në xhenem mua. Tani doktor, të gjithë ata që me denigruan unë nuk jam pijanec Berati. Të kam gjetur dollibashë, duhet të na prish përpara drejt fitores dhe kastile e mora," tha demokrati.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll