Politike

Berisha: Rama i thur himn Vuçiç. Ai do dalje në Adriatik

Gjatë një takimi me demokratët në Berat, Berisha tha se Ballkani i Hapur është projekt i Serbisë, për të kundërbalancuar mosintegrimin e saj me një dominim të zonës dhe që të sigurojë një dalje në Detin Adriatik.

18 Maj 2022, 19:38 Nga DOSJA
Berisha: Rama i thur himn Vuçiç. Ai do dalje në Adriatik
Sali Berisha

BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dekalruar se Edi Rama i ka thurur himn Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë një takimi me demokratët në Berat, Berisha tha se Ballkani i Hapur është projekt i Serbisë, për të kundërbalancuar mosintegrimin e saj me një dominim të zonës dhe që të sigurojë një dalje në Detin Adriatik.

"Pse ne të ndjekim vallen e tij? Pse ne të vendosim interesat tona? Europa ka krijuar një mekanizëm, Procesin e Berlinit, për të na tërhequr më afër. Jo, jo, thotë ky, Ballkani i Hapur. Jo, i thonë, Ballkani i Hapur nuk përshtatet me procesin e integrimit. E dini çfarë është Ballkani i hapur? Është projekti i Serbisë për të kundërbalancuar mosintegrimin e saj me një dominim të zonës dhe në radhë të parë, absolutisht, daljen e saj në Detin Adriatik. Nuk kam asgjë unë kundër qarkullimit të mallrave, apo shkarkimit të importeve serbe në portet shqiptare, jo, por jo në atë qëllim që kërkojnë ata. Jo, portet tona s’mund të jenë kurrë ashtu. Ata që dinë pak histori e kanë të qartë. Dy kanë qenë ambiciet më të mëdha imperiale ruse në Europë, Adriatiku dhe Dardanelet. Si mund të lidhemi ne me ata? U ndala këtu se në lojë është qenia jonë, në lojë është përfytyrimi ynë, në lojë është shkretimi ynë si komb. Por në se ne na ikin çdo vit në 4 vite 530 mijë qytetarë, absolutisht shumica e tyre të rinj, ku është rinia për nesër? Nuk kemi të ardhme ne. Shto këtu borxhin që e rrit në mënyrë të tmerrshme dhe që sot fëmija që do të lindë pas 15-20 vitesh do të ketë një borxh 23 mijë euro për të paguar", tha Berisha.  

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll