Politike

Fatmir Mediu zbulon emrin: Opozita do propozojë Dashamir Shehun për President

Mediu shtoi se ai është një alternativë si personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit.

18 Maj 2022, 17:54 Nga DOSJA
Fatmir Mediu zbulon emrin: Opozita do propozojë Dashamir Shehun për
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. I ftuar në Top Talk, Mediu tha se ka diskutuar me kreun e PAA, Agron Duka dhe një aternativë është edhe Dashamir Shehi. Mediu shtoi se ai është një alternativë si personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit.

“Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të krijuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër. Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar e me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi. Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, tha Mediu.

Propozimet në tre raundet e para për presidentin e ri të vendit do t’i bëjë opozita. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Në fakt janë dy të mbeturat, ku opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Pra edhe nëse sot nuk bëhet asnjë propozim dhe nesër në raundin e parë nuk ka asnjë emër kandidati, ai sërish do të jetë i vlefshëm si procedurë dhe do të mund të vijohet me raundin e dytë. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

(F.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll