Politike

Berisha: Guvernatorja Kim u kërkon gazetarëve të censurojnë foltoren

Gjatë një takimi me demokratët e Beratit, Berisha tha se Kim ka ndërhyrë në proceset gjyqsore duke shkelur kështu konventën e diplomatëve.

18 Maj 2022, 19:36 Nga DOSJA
Berisha: Guvernatorja Kim u kërkon gazetarëve të censurojnë
Sali Berisha

BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ambasadorja amerikane Yuri Kim në vend u ka kërkuar gazetarëve që të censurojnë takimet e foltores. Gjatë një takimi me demokratët e Beratit, Berisha tha se Kim ka ndërhyrë në proceset gjyqsore duke shkelur kështu konventën e diplomatëve.

"Secili prej jush keni pësuar shantaze, ju që donit opozitë të vërtetë. Në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, janë tre vetë që kanë ndikuar negativisht në këto marrëdhënie, Soros, Rama që ska asnjë parim as njerëzor e as shqiptar, dhe guvernatorja që i lejon vetes, e ndjen veten që mund të ndërhyjë në procese gjyqësore. Yuri Kim thërret gazetarët dhe thotë censuroni në mënyrën më të paimagjinueshme duke shkelur Kushtetutën e vendit të saj, pse jepni Foltoren, thërret ata që bëjnë sondazhe. Presidenti i SHBA është mik i shqiptarëve nuk mund të thotë ajo përfaqësoj Presidentin e SHBA. Ajo kur ndërhyn në gjykata, shkel konventën e diplomatëve,” tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll