Sport

Arritën në finalen e play-offit, tifozi në ekstazë; godet kundërshtarin dhe e hedh në tokë

Ajo që ndodhi në Nottingham është ajo që nuk duhet të ndodhë kurrë në një fushë futbolli.

18 Maj 2022, 13:11 Nga DOSJA
Arritën në finalen e play-offit, tifozi në ekstazë; godet
Nottingham Forest-Sheffield United

ANGLI- Të festosh një fitore është gjithmonë bukur, por ka një mënyrë për t'u sjellë. Ajo që ndodhi në Nottingham është ajo që nuk duhet të ndodhë kurrë në një fushë futbolli.Në përfundim të ndeshjes gjysmëfinale të play-off-it të Championship në Angli mes Nottingham Forest dhe Sheffield United, tifozët vendas pushtuan fushën për të festuar kalimin në raundin tjetër.

Asgjë e keqe deri më tani, përveç se një nga tifozët vendas shkoi shumë larg dhe goditi egërsisht kapitenin e Sheffield në kokë. Billy Sharp në atë moment nuk ishte në fushë por po e shikonte ndeshjen nga pankina. Sulmuesi u shpëtua menjëherë, por autori u identifikua vetëm me ndihmën e kamerave.

E.Ç (Dosja.al)

nottingham forest 3562

Sondazh

Poll