Sport

‘Na jep fotot’/ Truprojat e Romës rrahin dy gazetarë, po ‘spiunonin’ darkën ku diskutohej finalja e Tiranës

Roma bëhet bashkë në prag të finales së madhe që do e luajnë në Tiranë. Lojtarët e klubit verdhekuq u takuan në një restorant në qendër në në Piazza de 'Ricci.

18 Maj 2022, 12:07 Nga DOSJA

‘Na jep fotot’/ Truprojat e Romës rrahin dy gazetarë, po

ITALI-Roma bëhet bashkë në prag të finales së madhe që do e luajnë në Tiranë. Lojtarët e klubit verdhekuq u takuan në një restorant në qendër në në Piazza de 'Ricci. Entuziazmi në skuadër është i madh. Corriere Dello Sport përshkruan disa nga zhvillimet më të fundit në skuadër edhe jashtë fushës stërvitore.

Mancini, mbrojtësi i Romës lejoi gazetarët e pranishëm që të fotografonin tavolinën dhe më pas tha: “Tani mund të vazhdojmë darkën familjare, sepse kjo është familja ime e dytë”. Disa gazetarë e ndoqën ngjarjen, por jo të gjithë lojtarëve u pëlqeu.

Dy gazetarë, njëri i “Il Messaggero dhe tjetri i Il Tempo”, kishin hipur në një banesë sipër restorantit ku ndodheshin lojtarët e Romës për t’i bërë fotografi kësaj darke. Menjëherë kanë ndërhyrë truproja duket goditur me shuplakë gazetarët dhe duke i grisur këmishën. Për shumë prej lojtarëve të grupit aktual, finalja e Tiranës do të jetë e para në karrierën e tyre dhe ky është një moment i papërsëritshëm në historinë e klubit roman. 

E.Ç (Dosja.al)

 

 

4123

Sondazh

Poll