Sport

Castro: "Lopetegui? Nëse ka diçka që nuk mashtron askënd, janë rezultatet"

Presidenti është vënë edhe një herë në mbrojtje të trajnerit, duke “bekuar” vazhdimësinë e tij në krye të pankinës andaluze

18 Maj 2022, 07:01 Nga DOSJA
Castro: "Lopetegui? Nëse ka diçka që nuk mashtron

SPANJE - Presidenti i Sevillas, José Castro, ka kaluar nëpër mediat zyrtare të Sevillës për të vlerësuar sezonin, kur ka mbetur një javë për të përfunduar. Ai ka vlerësuar pikën e fituar në “Wanda” që mungonte për të vërtetuar klasifikimin matematikor dhe vendin për në Champions League edicionin e ardhshëm. 

“Ne duhet të vazhdojmë të jemi në kampin bazë të Champions League, siç them gjithmonë, që të kemi gjithmonë ekipin më të mirë të mundshëm dhe që tifozët e Sevillas të ndihen krenarë për klubin e tyre, i cili dëshiron më shumë çdo ditë. Ne i duam të gjitha, - vazhdoi presidenti. “Ndeshjet e fundit nuk na kanë kënaqur të gjithëve. Por në tre ndeshjet e fundit kemi marrë pikët që na duheshin. Gjithsesi kemi kaluar keq”,- shtoi ai.

"Futbolli është shumë i vështirë dhe, pavarësisht se nuk luajtëm mirë në këtë pjesë të fundit, nuk mund të mos flasim për Lopeteguin. Nëse ka diçka që nuk mashtron askënd, janë rezultatet. Realiteti është që skuadra është sërish në Champions League, tre sezonet e fundit me këtë trajner. Julen është i lumtur sepse edhe ai e ka vuajtur këtë,"- ka deklaruar presidenti i Sevillas, duke ‘bekuar’ Lopeteguin në krye të pankinës së skuadrës andaluziane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll