Sport

Slavko Vincic, një gjyqtar gjithmonë nën hijen e Skominës

Slloveni 42-vjeçar do të përballet sonte me ngjarjen e tij të parë të madhe kontinentale. Ai deri para disa vitesh, ka qenë nën hijen e mësuesit të gjykimit në vendit të tij

18 Maj 2022, 10:53 Nga DOSJA
Slavko Vincic, një gjyqtar gjithmonë nën hijen e Skominës

SPANJE - Sonte, me Europa League hapet seria e finaleve të garave kontinentale për klubet, që do të mbyllen më 28 maj, me finalen e Champions League në “Saint Dennis”.

Këtë takim të parë mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers, gjyqtar do të jetë slloveni  Slavko Vincic. Në moshën 42-vjeçare, slloveni është arbiter prej pesëmbëdhjetë vitesh dhe që nga 2010-ta ka pasur distinktivin ndërkombëtar që i jepet nga FIFA.

Është vitrinë e madhe për Vincicin, bashkatdhetarin e Ceferinit, i cili për shumë vite ka qenë nën hijen e gjyqtarët të madh slloven të dekadave të fundit, Damir Skomina. Vinçiç ka kaluar vite duke udhëtuar nëpër Europë si asistent i Skominës, i cili verën e kaluar vendosi të mbyllë karrierën në moshën 45-vjeçare dhe me një karrierë të pa të metë. 

Sot është dita që ka pritur prej kohësh Vincic, i cili brenda UEFA-s konsiderohet si një nga gjyqtarët më të besueshëm të saj: serioz, i disiplinuar. Tashmë verën e kaluar ai mori pjesë në Kampionatin Europian, i cili shënoi debutimin e tij në një kompeticion të madh për ekipet kombëtare dhe menaxhoi çerekfinalen mes Belgjikës dhe Italisë, e cila përfundimisht u bë kampione.

Këtë sezon ai ka gjykuar tetë ndeshje të Champions League: pesë në fazën e grupeve, dy në fazën e 16-të dhe ndeshjen e çerekfinale ndërmjet Bayernit dhe Villarrealit. Ky ka qenë takimi i tij i fundit në kompeticionet europiane deri në takimin e sotëm. 

Në këtë takim do të jenë edhe dy gjyqtarë spanjolë. Si Hernández Hernández ashtu edhe Roberto Díaz del Palomar, do të veprojnë si asistentë të VAR dhe AVAR.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll