Sport

Udhëtimi me tren drejt Seville-s, “skenës” së finales së Europa League

Tifozët e Rangers dhe Eintracht Frankfurt tregojnë përvojat e tyre, në rrugën drejt qytetit andaluz

18 Maj 2022, 12:09 Nga DOSJA

Udhëtimi me tren drejt Seville-s, “skenës” së finales

SPANJE - Duncan ishte 7 vjeç kur Rangers fitoi Kupën e Fituesve të Kupave në “Camp Nou” kundër Dinamo Moskës në sezonin 1971-72. Këtë të mërkurë ndodhet në Barcelonë ku, pasi ka fluturuar nga Londra, ka marrë rrugën me tren drejt ëndrrës për të fituar këtë Europa League.

“Ne eliminuam Borussia Dortmundin dhe Leipzigun, ne mund ta bëjmë edhe këtë”,- thotë ai, teksa shoqërohet nga djali i tij, Gordon. Duncan shpreson që, Rangers të kthehet në kohët e mira dhe brezat e rinj ta shohin atë.

Askush nuk e kalon optimizmin për tifozët e Eintracht Frankfurt. Borussia Dortmund e eliminuar nga Rangers nuk është aty. “Ne përfaqësojmë Gjermaninë”,- thotë Oliver, i cili po udhëton me tre shokë. "Ne po na mungon Hinteregger, por ne do të fitojmë pa të," - thotë ai. 

Udhëtimi me tren drejt Seville-s, “skenës” së finales

Oliver nuk ishte në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Barcelonës në “Camp Nou”, ditën e 'pushtimit' të tifozëve të Eintracht, që përfundoi duke shkaktuar një krizë në klubin e Barçës për shkak të biletave. 

Një tifoz i Rangers kalon pranë me një koli me birra. Ata të Eintracht ngrenë dolli, të gjithë duke pritur trenin për në Seville. Është një fund ndryshe. Pa gjigantët e zakonshëm. Me histori. Me shumë entuziazëm. Treni vazhdon drejt Sevilles. Nisja për në “Sánchez Pizjuán”. Duke shkuar drejt lavdisë europiane. Por fitues do të jetë vetëm një…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll