Sport

Britma ndaj drejtuesve në dhomat e zhveshjes, Lewandowski tërbohet me vendimin e klubit

E ardhmja e Robert Lewandowskit është në pikëpyetje. Kontrata e sulmuesit polak me Bayern Munich skadon në qershor të vitit 2023, por sipas lajmeve të Bild, klubi bavarez ka kundërshtuar largimin e tij.

18 Maj 2022, 12:24 Nga DOSJA
Britma ndaj drejtuesve në dhomat e zhveshjes, Lewandowski tërbohet me
Robert Lewandowski

GJERMANI- E ardhmja e Robert Lewandowskit është në pikëpyetje. Kontrata e sulmuesit polak me Bayern Munich skadon në qershor të vitit 2023, por sipas lajmeve të Bild, klubi bavarez ka kundërshtuar largimin e tij. Një fakt që ka tërbuar ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit, i cili do të ishte çmendur në dhomat e zhveshjes dhe e ka lejuar veten të shfryjë dufin në komunikim telefonik ndaj klubit.

Pavarësisht se fliste në polonisht, dëshmitarët thonë se e dëgjuan të thoshte fjalën “Barcelona” më shumë se një herë. Me pak fjalë, një sinjal i qartë i gatishmërisë së lojtarit për t'u transferuar te klubi katalanas. Ndërkohë Lewandowski përshëndeti tifozët e tij në ndeshjen e fundit zhvilluar ndaj Wolfsburg.

E.Ç (Dosja.al)

76740 5717

Sondazh

Poll