Sport

Europa League/ Rangers apo Eintracht? Njihuni me përbërjet e mundshme…

“Sánchez Pizjuán” pret këtë të mërkurë finalen e Europa League, Seville është në gatishmëri para ardhjes së 150.000 tifozëve skocezë dhe gjermanë.

18 Maj 2022, 07:27 Nga DOSJA

Europa League/ Rangers apo Eintracht? Njihuni me përbërjet e

SPANJE - Sot Villarreali do të ketë një pasardhës. Është dita e Eintracht Frankfurt dhe Rangers, që do të përballen “Sánchez Pizjuán” të Sevillas për Europa League. 

Sevilla është në pritje të festës së madhe të këtij sporti, por edhe vigjilente ndaj incidenteve të mundshme: pritet që 150 mijë tifozë të Eintracht Frankfurt dhe Rangers, me një shumicë pa bileta.

Titulli i vetëm europian i Rangers është Kupa e Fituesve të Kupave, fituar në 1971-72 në “Camp Nou” kundër Dinamo Moskës. Kanë kaluar pesë dekada dhe klubi historik Glasgow Rangers thuajse u zhduk, për arsye financiare, për të rilindur si Rangers, për të garuar nga kategoria e katërt skoceze dhe për të arritur deri në këtë finale. 

Ai që është në krye të pankinës së Rangers në Seville është ish-lojtari i Barcelonës, Gio van Bronckhorst, i cili mori drejtimin nga Steven Gerrard në nëntor kur u largua për të drejtuar Aston Villa. Rangers përfundoi i dyti në Premierligën Skoceze, por ai ëndërron këtë Europa League dhe Kupën e Skocisë (finalja kundër Hearts të shtunën). Rangers (i 34-ti në renditjen e UEFA-s) gjithashtu ka arritur suksese: pasi eliminoi Borussia Dortmundin dhe Leipzigun në gjysmëfinale. 

Eintracht Frankfurt ëndërron të ngrejë këtë Europa League sot, pasi ka fituar Kupën UEFA në 1979-80 kundër Borussia M'gladbach. Skuadra gjermane e Frankfurtit përfundoi e 11-ta në Bundesligën, që përfundoi të shtunën e kaluar dhe është i 27-ti në renditjen e UEFA-s. Arriti në këtë finale, pasi eliminoi Betisin, Barcelonën në çerekfinale dhe West Ham në gjysmëfinale. 

Historia thotë se në 1959-1960 Eintracht e la Rangers pa një finale të Kupës Europiane duke i mundur në gjysmëfinale. Gjermanët humbën titullin ndaj Real Madridit. Ndaj skocezët e Rangers duan hakmarrje dhe të ngrenë Europa League në qiellin e Sevilles.

Ja dhe formacionet e mundshme për të dyja skuadrat finaliste:

Europa League/ Rangers apo Eintracht? Njihuni me përbërjet e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll