Sport

Nuk ka më asnjë dyshim, veprimi i fundit i Dybala-s çon sulmuesin te Inter

Pas largimit nga Juventus, rrugët e Paulo Dybala-s dhe Interit mund të bashkohen shpejt.

18 Maj 2022, 12:35 Nga DOSJA
Nuk ka më asnjë dyshim, veprimi i fundit i Dybala-s çon
Paulo Dybala

ITALI- Pas largimit nga Juventus, rrugët e Paulo Dybala-s dhe Interit mund të bashkohen shpejt. Një kuriozitet vjen nga Calciomercato.com.Sulmuesi argjentinas ka blerë një pronë në Milani, kati i pestë, Scala A, vetëm disa minuta larg nga selia e Inteirt. Blerja u përfundua disa muaj më parë dhe tani është çështja nëse kampioni argjentinas do të jetojë në atë shtëpi apo është thjesht një investim.

Me siguri, tani për tani mund të flitet për një të dhënë të rëndësishme. Presioni i Marottës është konstant, pothuajse çdo ditë. Dybala e ka kuptuar që Juventus është e kaluara e tij, por mbi të gjitha Interi do të jetë së shpejti e tashmja dhe e ardhmja e tij.

E.Ç (Dosja.al)

354248 5741

Sondazh

Poll