Sport

Nga trajneri te sulmuesi kryesor, Sassuolo e ka seriozisht; Asnjë dhuratë Milanit

Titulli kampion luhet në aksin Reggio Emilia-Milano, Sassuolo nga njëra anë dhe Sampdoria në anën tjetër do të jenë variablat që Milan dhe Inter do të duhet të kapërcejnë për t'u bërë kampionë të Italisë

18 Maj 2022, 12:54 Nga DOSJA
Nga trajneri te sulmuesi kryesor, Sassuolo e ka seriozisht; Asnjë
Alessio Dionisi

ITALI- Titulli kampion luhet në aksin Reggio Emilia-Milano, Sassuolo nga njëra anë dhe Sampdoria në anën tjetër do të jenë variablat që Milan dhe Inter do të duhet të kapërcejnë për t'u bërë kampionë të Italisë. Veçanërisht, sytë u përqendruan te kuqezinjtë, duke qenë se janë dy pikër përpara, ndërsa trajneri i Sassuolos Alessio Dionisi paralajmëron.

“Nuk mund të dëshirosh asgjë më mirë se të përfundosh kampionatin kundër një skuadre të rëndësishme që do të luajë për gjithçka.Do të përballemi në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk do të bëjmë asnjë favor sepse do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të donim ta përfundonim në një mënyrë pozitive”.

I pranishëm në konferencë ishte edhe sulmuesi Giacomo Raspadori, i cili është i të njëjtit mendim me trajnerin e tij: “Kundër Milanit mendoj se nuk ka asgjë të ndryshme nga ajo që bëjmë gjithmonë: përkushtim dhe seriozitet. Edhe në ditën e fundit mendoj se nuk duhet të ketë asgjë ndryshe nga ajo që kemi bërë deri më tani”.

E.Ç (Dosja.al)

 

30388

Sondazh

Poll