Sport

Ish-kampioni Mendy para drejtësisë britanike, shtatë akuza për dhunë seksuale...

Një seancë e re paraprake në lidhje me ish-mbrojtësin francez, i akuzuar për disa përdhunime në Angli, u zhvillua mëngjesin e kësaj të marte, në mungesë të tij

17 Maj 2022, 15:58 Nga DOSJA
Ish-kampioni Mendy para drejtësisë britanike, shtatë akuza

ANGLI - Kjo seancë “teknike” zgjati gjysmë ore dhe u zhvillua mëngjesin e së martës, pa ish-mbrojtësin e Manchester Cityt, i cili nuk ishte i detyruar të paraqitej në gjykatën në Chester. 

I dyshuar nga shtatë akuza për përdhunim (nga katër paditëse) në Angli, nga gjithsej nëntë akuza për akte seksuale, Benjamin Mendy nuk duhet të humbasë, nga ana tjetër, takimin e tij të radhës ligjor në Chester, të planifikuar për në fillim të javen tjetër. 

Pas seancës për menaxhimin e çështjes të martën, në thelb me natyrë administrative, pala e ish-mbrojtësit 27-vjeçar do të thirret në dy ditë, 23 dhe 24 maj, për një seancë të re paraprake, përgatitore për gjykimin e tij. 

E kontaktuar, gjykata e Chester shpjegon, se seanca e radhës paraprake duhet të fillojë të hënën e ardhshme, në orën 11:00 dhe se ajo “do të trajtojë një sërë pyetjesh”, pa dhënë më shumë detaje. 

Nëse axhenda respektohet, gjykatat britanike do të vendosë për një kërkesë për heqjen e akuzave, të paraqitur më parë nga mbrojtja e kampionit të botës 2018.

Kjo seancë e radhës paraprake do ta lejojë lojtarin të deklarohet fajtor ose i pafajshëm për faktet që janë fajësohet. Benjamin Mendy është liruar me kusht që nga 7 janari, pasi kaloi më shumë se katër muaj në paraburgim nga fundi i gushtit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll