Sport

Cristiano Ronaldo ngrin rrjetet, model viral të muskujve me djalin e tij 11-vjeçar...

Ylli portugez ka publikuar një foto të komentuar, me djalin e tij 11-vjeçar duke kryer një seancë krioterapie

17 Maj 2022, 15:12 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo ngrin rrjetet, model viral të muskujve me djalin e tij

ANGLI - Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka ndarë me mbi 441 milionë ndjekësit e tij në Instagram, një foto në të cilën i është nënshtruar një seance krioterapie me djalin e tij 11-vjeçar.

“Koha e rikuperimit me djalin tim”,- ka shkruar CR7 në një imazh me Cristiano Jr. që ka marrë gati 10 milionë “pëlqime” në vetëm 10 orë.

Marcelo, ish-shoku i skuadrës së Cristianos te Real Madrid, ka komentuar në Instagram foton e Cristianos me djalin e tij: “Gorrrtozin”.

Cristano Ronaldo Jr., djali i Cristiano Ronaldos, është 11 vjeç dhe luan me numrin 7 (njëlloj si babai i tij) në akademinë e të rinjve të Manchester United.

"Ne do të shohim nëse ai është një futbollist, ndonjëherë ai pi Coca-Cola dhe ha patate të skuqura dhe ai e di se unë nuk e dua atë,"- tha Cristiano Ronaldo për djalin e tij në 2020.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll