Sport

“Show” artistik, riprodhohet ndeshja Francë-Gjermani e vitit 1982…

Mbrëmjen e kësaj të marte, “Roazhon Park” i Rennes do të rijetojë gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1982 midis Francës dhe RFGJ-së përmes “Makthit të Sevilles", një shfaqje artistike nga Massimo Furlan.

17 Maj 2022, 12:13 Nga DOSJA
“Show” artistik, riprodhohet ndeshja Francë-Gjermani e vitit

FRANCE - Është padyshim një nga ndeshjet më domethënëse në historinë e “Gjelave”. Gjysmëfinalja e Kupës së Botës 1982 midis Francës dhe RFGJ është në kokën e Massimo Furlan. Ky regjisor futbolldashës e sjell në jetë ngjarjen, përmes shfaqjes së tij të titulluar: “Makthi i Sevilles” .

E luajtur, tashmë më 2018 në “Colombes”, shfaqja do të rishfaqet mbrëmjen e kësaj të marte, në orën 20:00, në “Roazhon Park” të Rennes, siç tregon “Ouest-France”. Nga 2000 deri në 3000 njerëz do të ndjekin këtë performancë dy-orëshe, duke rikthyer në përsosmëri një ndeshje famëkeqe.

Ata do të jenë 14-vjeçarë, të gjithë nga Rennes, por jo të gjithë tifozë të futbollit, që do të luajnë rolin e lojtarëve francezë dhe trajnerin e tyre, Michel Hidalgo. Ndryshe nga Sevilla në 1982, nuk do të ketë kundërshtarë apo top. 

Trupa e Massimo Forlanit do të riprodhojë në mënyrë identike lëvizjet e “Gjelave”, për të nderuar aktorët e takimit. Realizëm mahnitës, i shoqëruar nga dy komentues për të sjellë në perfeksion ngjarjen.

I pyetur nga “Ouest-France”, Jean-Luc Ettori, portier në atë kohë, pranon se ndjen "njëfarë krenarie". Dhe siç njofton Paloma Fernandez, studiuesja e tij teatrale, Massiomo Furlan dëshiron t'i "fusë një prekje humori diçkaje që përfaqëson një tragjedi në sytë e tij".

Në një mbrëmje të tillë, spektatorët do të kthehen 40 vjet pas, për të përjetuar ngjarjet që zhvilloheshin në një mbrëmje korriku të vitit 1982, në stadiumin “Ramón Sánchez Pizjuán” në Seville.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll