Sport

Çmendet tifozi, sjell në stadium kafkën e gjyshit; As vdekja nuk do e ndajë nga klubi i zemrës

Një tifoz u shfaq në stadium me kafkën e gjyshit të tij, Valentin Aguilera, i cili ndërroi jetë disa vite më parë.

17 Maj 2022, 12:51 Nga DOSJA
Çmendet tifozi, sjell në stadium kafkën e gjyshit; As vdekja
Gabriel Aranda

ARGJENTINË- Futbolli shpalos pasionin në të gjithë botën dhe zbulon gjithashtu momente shumë të veçanta, siç ishte ai që ndodhi fundjavën e kaluar në stadiumin La Fortaleza në Buenos Aires, ku u luajt gjysmëfinalja e Copa de la Liga Argjentinë ndërmjet Racing dhe Boca Juniors. Një tifoz u shfaq në stadium me kafkën e gjyshit të tij, Valentin Aguilera, i cili ndërroi jetë disa vite më parë.

Momenti u kap nga kamerat e ESPN, të cilët madje intervistuan tifozin: "Ai është gjyshi im Valentin Aguilera, një tifoz i madh i Racing. Futbolli është dashuria ime .Gjyshi donte të ishte këtu, jam i sigurt. Madje as vdekja nuk do ta ndajë atë nga klubi i tij”.

Ky nuk është një episod i rastësishëm, përkundrazi. Vetë tifozi i Racing, i quajtur Gabriel Aranda, ka konfirmuar se mban me vete kafkën e gjyshit të tij të ndjerë në çdo ndeshje.Një situatë disi e veçantë. Disa vite më parë ai ishte bërë viral falë videove dhe imazheve të shumta që e kishin portretizuar në stadium me kafkën në dorë: një sjellje e kthyer në zakon.

E.Ç (Dosja.al)

484990

Sondazh

Poll