Sport

Rikthimi te Barcelona hipotetik, e ardhmja e Messit përtej Atlantikut…

E ardhmja e “Pleshtit” tregon Inter Miami, sipas asaj që theksojnë në Argjentinë

17 Maj 2022, 15:00 Nga DOSJA
Rikthimi te Barcelona hipotetik, e ardhmja e Messit përtej

FRANCE - E ardhmja e Leo Messit nuk dihet. Verën e kaluar ai nënshkroi me PSG-në deri në qershor të vitit 2023, por zërat për destinacionin e tij të ardhshëm nuk ndalen. 

Babai i lojtarit në fakt shprehu dëshirën e tij, fundjavën e kaluar, që “Pleshti” të rikthehet në “Camp Nou”, një dëshirë e duartrokitur dhe mbështetur nga Joan Laporta. Por kjo mundësi hipotetike është çdo ditë dhe më larg. Në Argjentinë të sigurojnë se karriera e tij do të vazhdojë në Miami.

Sipas “Direct TV”, ndërkombëtari i “celestëve” planifikon të marrë 35% të aksioneve të Inter Miami dhe më pas t'i bashkohet ekipit amerikan në 2023, pasi të përfundojë marrëdhënia e tij me PSG. 

Pra, sezonin e ardhshëm ai do të vazhdojë të garojë në Europë, ku konkurrenca është më e lartë dhe do të mund të përgatitet më mirë për Botërorin në Katar, i cili do të mbahet në fund të këtij viti.

“Gjithmonë kam thënë se do të doja të jetoja përvojën e ligës së Shteteve të Bashkuara, por nuk është për momentin”,- tha ish-kapiteni një vit e gjysmë më parë. David Beckham, një nga pronarët e Inter Miami, ka kaluar vite duke testuar nënshkrimin e tij.

Në këtë vit të parë te PSG, Lionel Messi ka luajtur 33 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe ka dhënë 13 asistime.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll