Sport

Humbja ndaj Newcastle ndërlikoi sezonin, Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës; Duhen lojtarë me b**e

Arsenal dështoi të fitonte ndaj Newcastle në javën e parafundit të Premier League. Humbja 2-0 ka ndërlikuar sezonin, aq sa skuadra e Artetas me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Champions League.

17 Maj 2022, 12:12 Nga DOSJA
Humbja ndaj Newcastle ndërlikoi sezonin, Xhaka shpërthen ndaj
Granit Xhaka

ANGLI- Arsenal dështoi të fitonte ndaj Newcastle në javën e parafundit të Premier League. Humbja 2-0 ka ndërlikuar sezonin, aq sa skuadra e Artetas me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Champions League. Një disfatë që ka nervozuar Granit Xhakën, mesfushori me origjinë shqiptare u shfaq kritik ndaj shokëve të skuadrës.

“Nuk mund t’ju shpjegoj pse. Nuk bëmë atë që ishte plani i lojës, nuk po dëgjonim trajnerin. Nëse dikush nuk është gati për këto ndeshje, le të qëndrojë në shtëpi. Nuk ka rëndësi mosha. Nëse jeni nervoz, qëndroni në stol ose qëndroni në shtëpi. Duhen lojtarë me b**e për të ardhur këtu dhe për të luajtur.

Ndihemi shumë të zhgënjyer për njerëzit që erdhën këtu. Më vjen keq për tifozët, nuk kam fjalë të tjera”, përfundoi Xhaka. Në javën e fundit, Tottenham do të luajë ndaj Norwich që ka rënë në një kategori më poshtë, ndërsa Arsenal do të presë skuadrën e Everton.

 

E.Ç (Dosja.al)

xhaka 10923

Sondazh

Poll