Sport

Hyn në dyqanin e Romës dhe vjedh fanellën, justifikimi i hajdutit; Mourinho më ka çmendur

Një 29-vjeçar maroken u arrestua dje pasdite në dyqanin zyrtar të klubit verdhekuq  në via del Corso për vjedhjen e një fanelle  me vlerë 110 euro.

17 Maj 2022, 12:12 Nga DOSJA
Hyn në dyqanin e Romës dhe vjedh fanellën, justifikimi i
Jose Mourinho

ITALI- ‘Efekti Mourinho’ ka prekur të gjithë tifozët. Një 29-vjeçar maroken u arrestua dje pasdite në dyqanin zyrtar të klubit verdhekuq  në via del Corso për vjedhjen e një fanelle  me vlerë 110 euro.

Punonjësit e dyqanit - raporton Agi - vunë re vjedhjen e fanellës së Romës dhe në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e komisariatit. Pas një ndjekjeje të shkurtër në Piazza del Popolo, policia ka bërë të mundur arrestimin e 29-vjeçarit duke  kthyer fanellën në dyqan.

Justifikimi i hajdutit ishte i pabesueshëm: “Roma e Mou-së më çmend, jemi në finale të Conference League, nuk mund të rezistoja”.

E.Ç (Dosja.al)

302071 4123

Sondazh

Poll