Sport

Fërshëllima për princin William në FA Cup, tifozët e Liverpool nuk e harrojnë tragjedinë e Hillsborough

Finalja e FA Cup mes Chelsea-t dhe Liverpool vazhdon të flitet edhe pse kanë kaluar disa ditë nga triumfi i skuadrës së Jurgen Klopp.

17 Maj 2022, 13:17 Nga DOSJA

Fërshëllima për princin William në FA Cup, tifozët e

ANGLI- Finalja e FA Cup mes Chelsea-t dhe Liverpool vazhdon të flitet edhe pse kanë kaluar disa ditë nga triumfi i skuadrës së Jurgen Klopp. Tifozët e klubit nga Merseyside kanë fërshëllyer  si himnin kombëtar, "God Save The Queen", ashtu edhe princin William dhe, në Mbretërinë e Bashkuar, ka filluar një debat politik. Jurgen Klopp gjithashtu u pyet për këtë çështje dhe gjermani mbrojti tifozët.

Duka i Kembrixhit dhe presidenti i Federatës së Futbollit, dolën në fushë para ndeshjes, për të përshëndetur lojtarët e Chelsea-t dhe Liverpool. Megjithatë, hyrja e tij në fushë u prit me fërshëllima. Princi u përshëndet gjithashtu gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Ishte ai që ua dorëzoi personalisht kupën dhe medaljet humbësve dhe fituesve. Tifozët treguan gjithashtu mospajtimin e tyre gjatë himnit.

Drejtuesit dhe deputetët e FA nuk e vlerësuan sjelljen e tifozëve. Ish-ministrja britanike e kulturës Karen Bradley i kërkoi Federatës së Futbollit të identifikojë dhe ndjekë penalisht autorët: "Një turp kombëtar në botë".

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, gjithashtu ka thënë fjalën e tij për këtë veprim: “Sigurisht që kam një mendim, por në këtë situatë pyetja më e mirë është 'pse ndodhi kjo?' Njerëzit nuk e bëjnë këtë pa arsye. Ndoshta duhet t'ia bëjmë vetes këtë pyetje."

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Liverpool kanë fërshëllyer himnin kombëtar. Dështimet e qeverisë pas katastrofës së Hillsborough në 1989, e cila çoi në vdekjen tragjike të 97 tifozëve të Liverpool-it, e përkeqësuan më tej situatën.

E.Ç (Dosja.al)

5720

Sondazh

Poll