Sport

Rrëzohet në Seria B, ultrasit e Sampdoria organizojnë "funeralin" e Genoas…

Kundër Fiorentinës, Sampdoria vendosi gjithashtu një kryq me emblemën kuqeblu dhe shumë pankarta në shkallët e stadiumit.

17 Maj 2022, 11:49 Nga DOSJA

Rrëzohet në Seria B, ultrasit e Sampdoria organizojnë

ITALI - Në Genoa, rivaliteti futbollistik, mes tifozëve të Sampdorias dhe Genoas ka qenë gjithmonë shumë i nxehtë. Dhe çdo “fatkeqësi” e rivalëve është gjithmonë rasti i duhur për të inskenuar ngacmime të çdo lloji. Edhe pak makabër. 

Pas rënies aritmetike të skuadrës “Griffinit” në Seria B pas ndeshjes kundër Fiorentinës, ultrasit e Sampdorias u egërsuan duke festuar shpëtimin e tyre dhe më pas organizuan një funeral për Genoa. 

"Me keqardhje të madhe shpallet zhdukja e Genoas, - lexohet në fletëpalosjen e shpërndarë nga mbështetësit e Sampdoria. - Funerali do të bëhet në fund të ndeshjes nën jug, me një procesion të gjatë në sheshin De Ferrari. Prania e kryqeve dhe qirinjve është e mirëseardhur”. 

Rrëzohet në Seria B, ultrasit e Sampdoria organizojnë

E thënë më shpejt se sa bëhet. Në fakt, gjatë ndeshjes kundër Fiorentinës, në shkallët e stadiumit në qendër, u shfaq një kryq me stemën e Genoas dhe në fund të lojës mbështetësit e Sampdorias u mblodhën për t'i dhënë "lamtumirën e fundit" Griffinit me një arkivol dhe procesion. 

Një nismë që shkon paralelisht, me atë të organizuar në 2011 nga kushërinjtë e tyre kuqeblu për skuadrën e Sampdorias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll