Sport

Trajneri i “Reds”, Klopp: "Nuk pres, që City të humbasë pikë"...

16 Maj 2022, 16:29 Nga DOSJA
Trajneri i “Reds”, Klopp: "Nuk pres, që City të

ANGLI - Liverpool është nisur drejt Southampton, ku të martën, në orën 20:45, do të ndeshet me “Shenjëtorët, një sfidë që nuk duhet të ketë vend për gabime para ditës së fundit të së shtunës. 

Me katër pikë prapa dhe një ndeshje më pak, “Reds” mund t’i afrohet Manchester Cityt, i cili gaboi duke barazuar në 2-2 me West Ham këtë fundjavë.

Por dëmtimet e Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk në finalen e FA Cup janë shqetësuese. Gjendja fizike e egjiptianit dhe holandezit do të vëzhgohet të hënën, për të mësuar disponueshmërinë e tyre për dy ndeshjet e fundit të sezonit.

Me 120 minutat e luajtura për shkak të kohës shtesë, lodhja është shtuar, siç shpjegon Jürgen Klopp: "Ato 30 minuta shtesë bënë një ndryshim të madh... Do të na duhet të bëjmë disa ndryshime, nuk e di sa". 

Trajneri i Liverpool tha se rikuperimi i Fabinhos po shkonte "shumë mirë", por ai “nuk do të përfshihet" në Southampton të martën.

Por për Klopp, janë të rrallë skenarët që City do të mposhtej nga Aston Villa të dielën në ditën e fundit: “Aston Villa luan edhe në mesjavë, gjë që nuk është mësuar, ndaj nuk e pres këtë (City) të humbë pikë atje”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll