Presidenti/ Vasili: Abort total, vetëm zhurmë e për faqe të zezë
Ai tha se i vetmi qëllim që ka kryeministri Rama është të rrëmbejë institucionin e Presidentit.
TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili e ka konsideruar mbylljen e një pjesë të parë të farsës së kryeministrit Edi Rama, raundin e parë që u zhvillua sot në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se sot nuk u soll asnjë 'kloun' në Kuvend, referuar emrave të kandidatëve për President. Ai tha se i vetmi qëllim që ka kryeministri Rama është të rrëmbejë institucionin e Presidentit.
"Ishte vetëm për zhurmë, për të tërhequr vëmendjen nga aferat që rëndojnë mbi këtë qeveri. Tendera sekretë dhe me gjithë daullet e çara i rilindjes, patë që procesi ishte vetëm një abort total. Aborti ishte i plotë, së paku për sy e faqe për të justifikuar ato orë që ju kanë marrë juve, nuk sollën asnjë kloun. Ishte një faqe e zezë e vërtetë, kjo farsë është një fund. Edi Rama nuk ka proces, nuk ka seriozitet, ka vetëm qëllimin të rrëmbejë institucionin e presidentit. Ai do çojë në parlament rripin e tij. Dita e sotme i vuri vulën qëndrimit tonë. Komedia mbaroi me 5 sekonda,"- tha Vasili.
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur dhe seanca për Presidentin e ri është ezauruar brenda pak minutave pasi nuk kishte asnjë kandidat. Tashmë pritet që Konferenca e Kryetarëve të përcaktojë datën për raundin e dytë, i cili nuk mund të mbahet përtej afatit 7 ditor nga dita e sotme. Mbledhja e Konferencës së Kyetarëve pritet të mbahet nesër. PS ka zgjedhur datën 20 maj për zhvillimin e raundit të dytë, ndërsa PD kërkon datën 23 për të respektur diferencën prej 7 ditësh mes raundeve.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
E bën sërish, gafa e Bora Muzhaqit: Aplikues që nuk kanë aplikuar
Bora Muzhaqi TIRANË- Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, ka bërë sërish një gafë gjatë di...
President jopolitik, kusht? Rama: Nga ne jo, nëse e kanë le të vinë të na e thonë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kushti që presidenti të mos jetë figurë politikë nuk &eu...
VD- Ç'po bën? Edi Rama lë gjestin e çuditshëm para gazetarëve, s'e kishim parë kurrë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një gjest të çuditshëm kur ka dalë para gazetarëve sot nga o...
Presidenti/ Rama: Pse t’ja dorëzojmë Opozitës? Të bien dakort me ne ose vendos vota
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka lënë afat Opozitës për të vendosur për çështjen e Presidentit d...
Presidenti/ Alibeaj: Fatkeqësi që raundi i parë u mbyll pa emër, propozimi na takon ne
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nuk tërhiqet nga drafti i tij për Presidentin. Pas djegies s&...
Klodian Tomorri-Ramës: Kush të këshillon ty? Po u fut tmerrin investitorëve
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ndaj fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi sot gjoba pë...
Presidenti/ Digjet raundi 1, Alibeaj: Propozimi na takon ne. Rama: Në të 4-in e zgjedhim vetë
Enkelejd Alibeaj, Petrit Vasili, Edi Rama dhe Klotilda Bushka TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur dhe seanca për Pres...
Ballë për ballë! Ambasadorja suedeze i kërkon votën Ramës për në NATO
Elsa Hastad dhe Edi Rama TIRANË- Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama ...
FOTO- Shtrëngimi i duarve mes Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Ballës, nuk shihen as në sy
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla TIRANË- Vizita e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo bëri bashkë në një takim ...
"Ka kryer ndërhyrje"/ Kryemadhi ironizon shkrimin e gazetës austriake: Ju përshëndes "grupi" me këtë serën...
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ironizuar median austriake ‘Kronen Zeitung’ që n&e...
