Politike

Presidenti/ Alibeaj: Fatkeqësi që raundi i parë u mbyll pa emër, propozimi na takon ne

Ai shtoi se janë të hapur për bashkëpunim me maxhorancën, por që ky kusht është i pandryshueshëm. 

16 Maj 2022, 17:26 Nga DOSJA
Presidenti/ Alibeaj: Fatkeqësi që raundi i parë u mbyll pa
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nuk tërhiqet nga drafti i tij për Presidentin. Pas djegies së raundit të parë, Alibeaj tha se propozimi për Kreun e ri të Shtetit i takon Opozitës. Ai shtoi se janë të hapur për bashkëpunim me maxhorancën, por që ky kusht është i pandryshueshëm. 

"Ne prej disa ditësh për të qenë i sinqertë që maxhoranca të na japë një proces jo farsë. Jemi në pritje, fatkeqësi që raundi i parë u mbyll pa asnjë emër. Propozimi duhet të jetë i Opozitës për shumë arsye. Kemi kërkuar në mënyrë të logjikshme që propozimin ta kemi ne pa përjashtuar palët e tjera. Gjithsesi ky proces i propozuar nga ne është i hapur për diskutime. Gjithmonë me idenë e të zgjedhurit një proces të pranuar. Legjitimiteti i tij qëndron pikërisht në faktin se sa pranueshmëri do të ketë. Jo, nuk kemi emër, nuk duhet të jetë një proces i tillë, ka një emër, nuk jemi për procesin më jeo një arush fotograf të të jap një me lesh,"- tha Alibeaj. 

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur dhe seanca për Presidentin e ri është ezauruar brenda pak minutave pasi nuk kishte asnjë kandidat. Tashmë pritet që Konferenca e Kryetarëve të përcaktojë datën për raundin e dytë, i cili nuk mund të mbahet përtej afatit 7 ditor nga dita e sotme. Mbledhja e Konferencës së Kyetarëve pritet të mbahet nesër. PS ka zgjedhur datën 20 maj për zhvillimin e raundit të dytë, ndërsa PD kërkon datën 23 për të respektur diferencën prej 7 ditësh mes raundeve.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll