Politike

"Ka kryer ndërhyrje"/ Kryemadhi ironizon shkrimin e gazetës austriake: Ju përshëndes "grupi" me këtë serën...

Ajo shkruan se nëse kryeministri Edi Rama dëshiron vërtet të merret me evazionin fiskal, të zbulojë ç’fshihet pas serës pranë incineratorit të Tiranës.

16 Maj 2022, 15:00 Nga DOSJA
"Ka kryer ndërhyrje"/ Kryemadhi ironizon shkrimin e gazetës
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ironizuar median austriake ‘Kronen Zeitung’ që në një artikull i përmendte ndërhyrjet estetike dhe operacionet plastike që mund t’i ketë bërë me para nga burime të dyshimta. Në një status, Kryemadhi ka postuar një foto të një sere mbi incineratorin e Tiranës dhe shkruan se nëse kryeministri Edi Rama dëshiron vërtet të merret me evazionin fiskal, të zbulojë ç’fshihet pas saj. Kryetarja e LSI-së shton se firma me dy punonjës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë.

Postimi i plotë:

Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron. P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve.

Sot, gazeta austriake “Kronen Zeitung” ka bërë një denoncim lidhur me presidentin e vendit, Ilir Meta. Në artikullin e publikuar zbulon një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptar” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”. Po ashtu në artikull, flitet për një informator, i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll