Politike

President jopolitik, kusht? Rama: Nga ne jo, nëse e kanë le të vinë të na e thonë

Ndërsa shtoi me ironi se në radhët e deputetëve në Kuvend nuk sheh asnjë personazh që mund të kryejë detyrën e kreut të shtetit.

16 Maj 2022, 17:39 Nga DOSJA
President jopolitik, kusht? Rama: Nga ne jo, nëse e kanë le të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kushti që presidenti të mos jetë figurë politikë nuk është i panegociueshëm. Në një prononcim për mediat, Rama tha se të ishte për të presidenti nuk duhet të ishte në asnjë nga palët. Ndërsa shtoi me ironi se në radhët e deputetëve në Kuvend nuk sheh asnjë personazh që mund të kryejë detyrën e kreut të shtetit.

PJESË NGA KONFERENCA:

Edi Rama: Nuk kemi nevojë për të bërë asnjë testim se ne nuk i kemi votat dhe nuk ka nevojë për të bërë testime për të parë që nuk i kemi votat. Do presim me durim deri në fund, nuk do mbetemi pa ezauruar atë mandat shumë të qartë që na jep Kushtetuta.

Pyetje: Përballë me copa e çika, me kë do negocioni?

Edi Rama: Nuk kemi pra. Nuk i ndajmë ne se kush është kush. Dihet se nuk negociojmë për çdo arsye.

Pyetje: A hiqet dorë nga kushti që presidenti që të mos jetë politik?

Edi Rama: Kandidati për president nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar, nuk kemi vënë kushte të tjera. Kur hedh sytë nga lëndinat e tjera është e vështirë që të identifikosh ndonjë president të mundshëm. Nëse e kanë le të vinë të na e thonë. Ndoshta në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pazbuluar.

Është djegur raundi i parë i votimit për presidentin e vendit. Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur dhe seanca për Presidentin e ri është ezauruar brenda pak minutave pasi nuk kishte asnjë kandidat. Klotilda Bushka, kryetarja e Komisionit të Ligjeve lexoi raportin dhe tha se seanca e e sotme është formale, por pavarësisht se nuk ka një kandidat, votimi konsiderohet i kryer.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll