Politike

Klodian Tomorri-Ramës: Kush të këshillon ty? Po u fut tmerrin investitorëve

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se ky moment është për të mbështetur prodhimin, duke qenë se është në kohë krize dhe jo të kërcënohet biznesi.  

16 Maj 2022, 17:08 Nga DOSJA
Klodian Tomorri-Ramës: Kush të këshillon ty? Po u fut tmerrin
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ndaj fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi sot gjoba për bizneset. Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se ky moment është për të mbështetur prodhimin, duke qenë se është në kohë krize dhe jo të kërcënohet biznesi. Ai gjithashtu ngriti pyetjen se nga kush këshillohet Rama, me këto deklarata që bën. 

Postimi i Plotë:

Ah sa mire ah. Ekonomia po shtrengohet dhe me gjase do hyje ne kontraktim ky del e flet per represion. Do dyfishojme gjobat ketu, do trefishojme gjobat atje. Thuaj edhe qe do u presim veshet biznesmeneve se eshte tamam momenti per kete pune. Kjo eshte kohe per te mbeshtetur prodhimin se eshte krize prodhimi, ky del me shpate. Kush te keshillon njehere, kush? Ne vend qe te inkurajoje ato pak bizneset qe kane mbetur dhe investojne u fut tmerrin. Do qe t’i perzere edhe keta dhe pastaj t’i marrim edhe biznesmenet nga Bangladeshi.
Lere evazionin ore lere. Se me ata qe bejne evazion ha dreka-darka perdite ti. Po leri keta te tjeret rehat te pakten.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll