"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se e gjithë seanca ishte një abort total. Sipas Vasilit, ky proces është farsë e kryeministrit Edi Rama që ka si qëllim të rrëmbejë institucionin e Presidentit. Pas tij, Enkelejd Alibeaj tha se propozimi i takon Opozitës.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur dhe seanca për Presidentin e ri është ezauruar brenda pak minutave pasi nuk kishte asnjë kandidat. Klotilda Bushka, kryetarja e Komisionit të Ligjeve lexoi raportin dhe tha se seanca e e sotme është formale, por pavarësisht se nuk ka një kandidat, votimi konsiderohet i kryer.
“Komisioni i Ligjeve mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese pas paraqitjes së emrave. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse Kuvendit deri dje nuk i është paraqitur asnjë kandidaturë për president të Republikës. Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. Për efekt të rregullores ne do të na duhet që ta konstatojmë këtë fakt, për t’ja paraqitur më par Kuvendit,”- tha Bushka, kryetare e Komisionit.
Pas Bushkës, fjalën e mori Lindita Nikolla, kryetarja e Kuvendit e cila e konsideroi seancën të ezauruar. Tashmë pritet që Konferenca e Kryetarëve të përcaktojë datën për raundin e dytë, i cili nuk mund të mbahet përtej afatit 7 ditor nga dita e sotme. Mbledhja e Konferencës së Kyetarëve pritet të mbahet nesër.
Jashtë Kuvendit folën përfaqësuesit e Opozitës dhe kryeministri Edi Rama. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se e gjithë seanca ishte një abort total. Sipas Vasilit, ky proces është farsë e kryeministrit Edi Rama që ka si qëllim të rrëmbejë institucionin e Presidentit. Pas tij, Enkelejd Alibeaj tha se propozimi i takon Opozitës. Ai tha se duhet të pranohet drafti i tij në mënyrë që Opozita të nisë me propozimin e emrave si kandidatë për President. Pas tyre, para mediave doli kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se maxhoranca nuk ka asnjë arsye që t’i dorëzpjë Presidentin Opozitës, duke e konsideruar të përçarë këtë të fundit. Ai tha se do të presin tre raundet e para dhe në të katërtin do të vendosnin vetë, pasi votat i kishin.
PS ka zgjedhur datën 20 maj për zhvillimin e raundit të dytë, ndërsa PD kërkon datën 23 për të respektur diferencën prej 7 ditësh mes raundeve.
Si zgjidhet Presidenti?
Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra së fundmi në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota. Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.
(F.m/dosja.al)
Elsa Hastad dhe Edi Rama TIRANË- Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama ...
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla TIRANË- Vizita e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo bëri bashkë në një takim ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ironizuar median austriake ‘Kronen Zeitung’ që n&e...
Flutura Açka TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka i dha një kësh...
Annalena Baerbock GJERMANI-Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është shprehur e prerë për hapjen e negociatav...
Komisioni i Rithemelimit TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i pari në fletën e votimit për zgjedhjet e kreut t&...
Pamje nga ceremonia e sotme TIRANË- Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është i ftuari i nderit në ceremoninë e 100-vjet...
Edi Rama TIRANË- Kontrolli i pagave duket se do të jetë objektivi i radhës për qeverinë, madje po shqyrtohet mundësia p...
Tedi Blushi TIRANË- Presidenca ka reaguar për herë të parë pas akuzave të publikuara sot në gazetën më të...
Mike Pompeo TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar vizitën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër t&eu...