Politike

E bën sërish, gafa e Bora Muzhaqit: Aplikues që nuk kanë aplikuar

Teksa po fliste në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ajo në vend që të thoshte jo aplikues, tha aplikues që nuk kanë aplikuar.

16 Maj 2022, 17:30 Nga DOSJA
E bën sërish, gafa e Bora Muzhaqit: Aplikues që nuk kanë
Bora Muzhaqi

TIRANË- Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, ka bërë sërish një gafë gjatë ditës së sotme. Teksa po fliste në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ajo në vend që të thoshte jo aplikues, tha aplikues që nuk kanë aplikuar. Këtë lapsus, Muzhaqi e tha për projektet nga bashkia.   

"Rikthehemi te kryetarët e bashkisë. Sa i përket kryetarëve të bashkisë. Unë të paktën që në momentin që kam marrë këtë detyrë e kam marrë këtë detyrë për të ngritur zërin për fëmijët dhe të rinjtë. Dhe pavarësisht se çfarë drejtimi politik ka kryetari i bashkisë së Shkodrës së Lezhës. Njëri është një aplikues që po ndërton qendrën rinore dhe tjetri është aplikues që nuk ka aplikuar. Jo aplikues praktikisht. Nëse angazhimi i kryetarëve të bashkisë është i nevojshëm, do i dërgohet një shkresë për t’i vënë në dukje mungesën e përgjigjes së tyre. Do të penalizohen kur vjen puna te projekte të ndryshme ku ata do aplikojmë. Nëse kryetarët e bashkisë kanë shpresa se po qenë të majtë nuk do t’i biem, ky nuk është rasti”, tha Muzhaqi.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll