Aktualitet

Raporti për vitin 2021 në KLP, kryeprokurori Olsian Çela me ankesa: S'kemi hetues, as OPGJ

Por problem më të madh duket se ka pasur vakancat e krijuara nga pandemia e koronavirusit dhe të "djegurit" nga Vettingu.

16 Maj 2022, 12:52 Nga DOSJA
Raporti për vitin 2021 në KLP, kryeprokurori Olsian Çela me
Foto ilustruese

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për vitin 2021. Sa i përket marrëdhënieve me drejtuesit e prokurorive, Çela sqaroi se janë evidentuar probleme në marrëdhëniet me drejtuesit e prokurorive lidhur me veprimtarinë organizative dhe administrative të tyre. Por problem më të madh duket se ka pasur vakancat e krijuara nga pandemia e koronavirusit dhe të "djegurit" nga Vettingu.

"Kemi marrë masa për veprën penale për pastrimin e parave. Përgjatë vitit 2021,mungojnë 116 prokurorë në sistem. Kemi kërkuar rritjen me një numër prej 250 OPGJ, por deri tani janë emëruar vetëm 25. U dënuan 8 mijë e 371 persona, u shpallën të pafajshëm 144 të tjerë. Janë kaluar për gjykim 10 mijë e 507 çështje me 12 mijë e 353 të pandehur. Gjatë vitit 2021 prokuroritë kanë përfunduar 25 mijë e 688 çështje,"-tha ndër të tjera Çela.

Sot, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, paraqiti në KLP raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie si dhe inspektimi tematik i 8 prokurorive. Po ashtu, ai theksoi se duhet të rishikohet roli i gjyqtari i seancës paraprake dhe kompetencat e tij pasi shpesh herë shfaqet si prokuror, madje e cilësoi edhe si 'Zot hetimi'. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2022, 10:58

Projektligji për Butrintin

Butrinti Nga Agron Alibali Në kuadrin e fiascos së Butrintit, ose e thënë ndryshe, nismës kryeneçe për t’i...