Aktualitet

Vritet 30-vjeçari shqiptar në Londër, 3 në pranga, mes tyre e një vajzë. Nisin hetimet

Olsi Kuka u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra, ndërsa deri më tani tre persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.

16 Maj 2022, 10:07 Nga DOSJA
Vritet 30-vjeçari shqiptar në Londër, 3 në pranga, mes
Olsi Kuka

BRITANI E MADHE- Vritet një shqiptar në Angli. Olsi Kuka, është masakruar me thika mbrëmjen e 11 majit në Barnet të Britanisë së Madhe. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra, ndërsa deri më tani tre persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë që dy burra – 33 dhe 25 vjeç – dhe një grua 24-vjeçare, u arrestuan pasi akuzoheshin se kanë gisht në vrasje, por deri më tani vetëm e reja është liruar me kusht deri në qershor. Por ngjarja ka lënë një impakt të fortë tek banorët e zonës.

 

Vritet 30-vjeçari shqiptar në Londër, 3 në pranga, mes
Vendi ku u vra shqiptari

 

 

“Të parët që morëm vesh për këtë ngjarje ishim ne, më pas erdhën dhjetëra policë. Dëgjuam të bërtitura dhe më pas mbërritën ambulancat. Kjo lloj gjëje nuk ndodh kurrë këtu. Është kaq e çuditshme. Pashë policinë që mbërriti, nuk e kisha idenë se ishte një vrasje,”-tha njëra për mediat vendase.

Kuka kishte shkuar para një viti në Angli, teksa autoritet kanë nisur hetimet për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2022, 10:58

Projektligji për Butrintin

Butrinti Nga Agron Alibali Në kuadrin e fiascos së Butrintit, ose e thënë ndryshe, nismës kryeneçe për t’i...