Aktualitet

Durrës/ Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu nga Kosova

33-vjeçari nga Vushtria, i identifikuar me inicialet E.P., është kapur në pikën e kontrollit të dokumentave.

16 Maj 2022, 11:49 Nga DOSJA
Durrës/ Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara,
Foto ilustruese

DURRËS- Një i ri nga Kosova është vënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi tentoi që të kalonte në portin e Durrësit me dokumenta falso. 33-vjeçari nga Vushtria, i identifikuar me inicialet E.P., është kapur në pikën e kontrollit të dokumentave. Ndërsa tani do të duhet që të përballet me drejtësinë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", shtetasin E. P., 33 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh bënë ndalimin e shtetasit F. D., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasit: -S. K., 37 vjeç, E. A., 33 vjeç, Xh. D., 25 vjeç dhe B. D., 55 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2022, 10:58

Projektligji për Butrintin

Butrinti Nga Agron Alibali Në kuadrin e fiascos së Butrintit, ose e thënë ndryshe, nismës kryeneçe për t’i...