Aktualitet

KLP/ Olsian Çela: Gjyqtari i seancës paraprake është si 'Zot, ta rishikojmë!

Për vitin 2021, Prokuroritë në vend kanë mbyllur 25 mijë dosje. Sipas të dhënave, nga një vit më parë, kjo shifër tregon se ka një ulje prej 1,84 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2020.

16 Maj 2022, 15:02 Nga DOSJA
KLP/ Olsian Çela: Gjyqtari i seancës paraprake është si
Foto nga takimi i sotëm

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për vitin 2021, duke bërë me dije se janë mbyllur gjithsej 25 mijë dosje. Kjo shifër tregon se ka një ulje prej 1,84 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2020. Për sa i përket performcanës së prokurorive, Tirana mban rekord me 9149 procedime të regjistruara.

Në raportimin e sotëm në KLP, Olsian Çela tha se për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë: Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë, që kaë shënuar performanë nën 70 %. Por shtoi se kanë bërë një punë më të mirë Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore në: Pukë, Kukës, Mat e Fier. Të dhënat sipas secilës prokurori për vitin 2021 që tregojnë totalin (volumin e punës) janë: -18192 çështje të mbartura, -28349 çështje të regjistruara, -934 çështje të rifilluara dhe -13501 procedime të mosfilluara.

Megjithatë rendimenti i punës nuk është e vetmja problematike që ka parashtruar kryeprokurori, i cili tha se gjatë vitit që lamë pas pandemia e koronavirusit ka krijuar shumë vakanca në sistem, por shtoi se edhe Vettingu kishte ngadalësuar punën për zgjedhjen e ngjarjeve. Sipas tij, 116 prokurorë mungojnë në juridiksion të përgjithshëm, por edhe Oficerët e Policisë Gjyqësore janë në mungesë.

Ndër të tjera në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie si dhe inspektimi tematik i 8 prokurorive. Por ka preferuar që të mos japë emra.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore, rezulton se në vitin 2021, janë dënuar 8371 të pandehur dhe për 144 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm ose krahasuar me vitin 2020 me rritje 4,35 % e numrit të pandehur të dënuar dhe ulje 5,26 % e numrit të pandehurve të deklaruar të pafajshëm. Ndërkohë që jashtë, Çela u pyet lidhur me punën e SPAK, por preferoi të mos jepte komente, megjithatë kishte një kërkesë tjetër. Ndryshimin e kompetencave për gjyqtarin paraprak të çështjeve.  Për prokurorin e Përgjithshëm duhet të rishikohet roli i gjyqtari i seancës paraprake dhe kompetencat e tij pasi shpesh herë shfaqet si prokuror, duke e cilësuar me ironi si 'Zot hetimi'. 

Sa i përket hartës së re gjyqësore, Çela thotë se e ka mbështetur hartën e KLGJ dhe shton se do të ishte mirë të ishin afër qytetarit me prokurori e gjykatë në çdo rreth. Por në kushtet aktuale, nuk kanë luksin të kenë më shumë se 12 prokurori.

(k.m/dosja.al)

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll