Aktualitet

Para për të kaluar kufirin/ Skandali me doganierët në Morinë, 15 policët mbeten në burg

16 Maj 2022, 10:34 Nga DOSJA
Para për të kaluar kufirin/ Skandali me doganierët në
Pamje nga operacioni "Pika 2"

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për punonjësit e policisë kufitare të Morinës. GJKKO-ja ka dhënë masën “arrest me burg” për 17 persona, “arrest në shtëpi” për 14 dhe “pezullim nga detyra” për tre prej tyre. Mes tyre, i arrestuar ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Në bazë të hetimeve të SPAK-ut, të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme. Po ashtu, ata ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas. 

Bazuar në njoftimin e SPAK, dyshohet se efektivët shqiptarë por edhe ata të Kosovës për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, madje kalonin edhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk i regjistronin fare në sistemin TIMS, por vetë merrnin si fitim deri në 8000 euro në ditë. 312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës. Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky ishte operacioni i dytë që zhvillohet për të njëjtin qëllim. Operacioni ‘Pika 1’ u finalizua më 14 mars, ku 48 zyrtarë policorë u ndaluan pasi dyshoheshin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 16.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 13, datë 06.05.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim F.K., L.S., A.H., E.A., H.Sh., A.K., A.S., D.B., E.T., E.U., F.I., F.B., A.Rr., G.D. (Gj.), H.H., K.D., M.Sh. (I.), M.C., R.L., U.L. (E.), V.N., V.O., Xh.M., Y.H. (I.), B.D., A.T., A.G., R.D., Sh.C., A.J., S.O., K.S., Xh.E., S.I., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe të vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën e ankimuar nga të hetuarit F.K., L.S., E.A., H.Sh., A.K., A.S., D.B., F. I., F.B., A.Rr., G.D., K.D., M.Sh., M.C., R.L., U.L., Xh.M., B.D., A.T., R.D., Sh.C., A.J., S.O., Xh.E. dhe A.G. Miratimin e vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe të vendimit nr. 37 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën e ankimuar nga e hetuara V.S.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari A.H., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari S.I., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari K.S., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 37/1 Akti, datë 11.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2022, 10:58

Projektligji për Butrintin

Butrinti Nga Agron Alibali Në kuadrin e fiascos së Butrintit, ose e thënë ndryshe, nismës kryeneçe për t’i...