Aktualitet

Zbulohet parcela me 567 bimë kanabis në Velipojë, një në pranga dhe një në kërkim

Në pranga ka përfunduar Erlin Pllumbi, banues në Lezhë, pasi kishte kultivuar në tokën e tij 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis

16 Maj 2022, 12:02 Nga DOSJA

Zbulohet parcela me 567 bimë kanabis në Velipojë, një

SHKODËR- Një parcelë me kanabis është gjetur ditën e sotme në Velipojë. Policia informon se falë operacionit 'Ças', është vënë një person në pranga ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër. Në pranga ka përfunduar Erlin Pllumbi, banues në Lezhë, pasi kishte kultivuar në tokën e tij 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Po ashtu, është shpallur në kërkim, Ndue Çani pasi dyshohet si bashkëpuntor në kultivimin e lëndëve narkotike. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë operacionet e kontrollit të territorit, për evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Ças”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë. Gjatë kontrollit masiv të territorit nga shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe dronë, është evidentuar dhe goditur nje rast i kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, si dhe janë sekuestruar 567 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në territor, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe përdorimit të dronit, kanë evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ças, Velipojë. Në kuadër të operacionit “Ças” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit N. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit E. P., në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin N. Ç. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Ç. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2022, 10:58

Projektligji për Butrintin

Butrinti Nga Agron Alibali Në kuadrin e fiascos së Butrintit, ose e thënë ndryshe, nismës kryeneçe për t’i...