Aktualitet

“Ku do mbytem”/ Shkrumbohet banesa në Fier, familja me fëmijët e mitur mbeten në qiell të hapur

Ka qënë kryefamiljari ai i cili tentoi të futet mes flakëve për të shuar zjarrin mirëpo s'ia doli dot.

16 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
“Ku do mbytem”/ Shkrumbohet banesa në Fier, familja me
Banesa e djegur

FIER- Tragjedi për familjen Metua në Fier. Banesa e Astrit Metuas është shkrumbuar nga zjarri. Burri së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, kanë mbetur në qiell të hapur. Policia informon se zjarri ra në banesë në orën 09:50.

Ka qënë kryefamiljari ai i cili tentoi të futet mes flakëve për të shuar zjarrin mirëpo s'ia doli dot. Në videon e ndarë nga 'Balkanweb' shihet familja e ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur, duke qarë se nuk kanë më një strehë ku të banojnë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 09:50, në Mbrostar Ura, në banesën e shtetasit A. M. ka rënë zjarr. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll