Aktualitet

VD-E RËNDË në Vlorë/ Rrëzohet kamioni, vdes shoferi dhe pasagjeri (DETAJET)

Shoferi dhe pasagjeri kanë humbur jetën.

16 Maj 2022, 11:06 Nga DOSJA
VD-E RËNDË në Vlorë/ Rrëzohet kamioni, vdes shoferi dhe
Aksident ne Vlore

VLORË- Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur ditën e sotme në bypasin Orikum-Kaninë. Kamioni i cili ishte duke punuar është rrëzuar, duke lënë pas dy trupa të pajetë. Policia informon se ngjarja ka ndodhur në orën 10:40 gjatë punës. Drejtuesi i kamionit ndërroi jetë e më pas pasagjeri disa momente më vonë. Ky i fundit mbeti i bllokuar nën inerte e më pas u gjet pas disa minutash i pajetë. Viktimat janë Armand Beu 32-vjeç, nga Kavaja ndërsa pasagjeri i mjetit është identifikuar si Klajdi Kaja, 28-vjeç banues në Lushnje. 

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë, pasi Beu dhe Kaja kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum. Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit. 

Koka e kamionit është shkatërruar plotësisht, ndërsa trupi i kamionit ka mbetur në mes një kanali anë rrugës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2022, 10:58

Projektligji për Butrintin

Butrinti Nga Agron Alibali Në kuadrin e fiascos së Butrintit, ose e thënë ndryshe, nismës kryeneçe për t’i...