Aktualitet

PRAG-TRAGJEDI në QSUT/Bie ashensori, plagosen rëndë infermieri dhe pacientja (Pamjet)

Bie ashensori tek QSUT dhe dëmtohet një pjesëtar i stafit dhe një paciente. Sipas informacioneve të deritanishme, të dy janë të dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

16 Maj 2022, 10:41 Nga DOSJA
PRAG-TRAGJEDI në QSUT/Bie ashensori, plagosen rëndë infermieri
Foto ilustruese

TIRANË- Një tragjedi mund të ishte shënuar mbëmjen e kaluar brenda ambienteve të spitalit “Nënë Tereza”. Barrelmbajtësi dhe një paciente, kanë mbetur të lënduar pas një defekti që ka ndodhur në ashensorin e spitalin ‘Nënë Tereza’. Rreth orës 23:30, barrelmbajtësi, i identifikuar me inicialet K.D, ishte duke transportuar me pacienten V. C., duke përdorur ashensorin. Por për shkak të një defekti janë bllokuar brenda një nga katër ashensorëve të QSUT, i cili nga kati 0, ka përfunduar një më poshtë në “-1”.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit dhe nxjerrja gjallë dhe në kohë e të dy personave që mbetën në ashensor. Sipas informacioneve të deritanishme, të dy janë të dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndryshe nga njoftimi i policisë së Tiranës, se në ashensor ishte vetëm barrelisti dhe pacientja 80-vjeçare, Qendra Spitalore Universitare thotë se pacientja shoqërohej edhe nga infermierja. Por deri më tani të dhënat janë kontradiktore dhe të paqarta.

Pamjet e para nga vendi i ngjarjes janë të frikshme, ku dallohet qartë dëmi që është shkaktuar nga rrëzimi i ashensorit. Thuajse gjysma e barrelës ka mbetur jashtë ashensorit, duke i lënduar këmbët të moshuarës. Ndërsa poshtë në pllaka vihet re sasia e madhe e gjakut që “larë” dyshemenë e spitalit.

PRAG-TRAGJEDI në QSUT/Bie ashensori, plagosen rëndë infermieri

Pamje nga brenda QSUT

E moshuara është në gjendje tepër e rëndë, e ndodhet në reaminacionin e QSUT pasi për shkak të gjendjes nuk mund të lëvizë nga aty. Mjekët synojnë ta dërgojnë për mjekim më të specializuar në Sanatorium pasi ka dëmtime të shumta në mushkëri, por edhe në kokë e këmbë tashmë. Kurse barrelisti duket të jetë disi më stabël, megjithëse edhe për të dëmtimet nuk kanë qenë të lehta.

Deri më tani, Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me rrëzimin e ashensorit tek “Nënë Tereza”, duke bërë me dije se janë proceduar penalisht tekniku i ashensorit Ermal Braja, 45 vjeç, banues në Tiranë si dhe administrator i firmës ‘Sulollari Klima’, Ardian Sulollari, 52 vjeç, banues në Tiranë.  “Sulollari Klima” është kompani e specializuar për kondicionerë, duke shtuar me kohën edhe shërbime të tjera. Vetëm për këtë tender, për 24 muaj që duhet të japin shërbime kanë marrë 24 mln lekë. Por as për të hapur dyert e ashensorit nuk ishin në vendin e ngjarjes dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësave.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll