Sport

Tottenham përkohësisht në Champions, mund Burnley-n dhe 'lutet' për fitoren e Newcastle ndaj Arsenal

Tottenham kalon (ndonëse momentalisht) Arsenalin në vendin e katërt dhe nesër mbrëma skuadra e Contes do të bëjë tifo për Newcastle për të frenuar 'topçinjtë'

15 Maj 2022, 16:47 Nga DOSJA

Tottenham përkohësisht në Champions, mund Burnley-n dhe

ANGLI-Tottenham kalon (ndonëse momentalisht) Arsenalin në vendin e katërt dhe nesër mbrëma skuadra e Contes do të bëjë tifo për Newcastle për të frenuar 'topçinjtë', në mënyrë që ta çojnë diferencën në +2, kur do të mbeten vetëm 90 minuta deri në fund të Premier League.

Ndaj Burnley-t, Tottenham fiton me shifrat 1-0 me golin e vetëm të kësaj sfide që u realizua nga Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 45+8’ pas një goditje nga pika e bardhë e penalltisë. Burnley vazhdon të jetë në zonën e rrezikut, teksa renditet në vend të 18-të me 34 pikë, por me një ndeshje më pak se Leeds i vendit të 17-të.

E.Ç (Dosja.al)

11359

Sondazh

Poll