Sport

Nuk fitoi asnjë titull këtë sezon, Allegri mesazh drejtuesve dhe lojtarëve; Vitin tjetër dua...

Ai nuk dëshiron të dëgjojë fjalën dështim, por Massimiliano Allegri e di se duhet të bëjë më shumë sezonin e ardhshëm

15 Maj 2022, 16:36 Nga DOSJA

Nuk fitoi asnjë titull këtë sezon, Allegri mesazh drejtuesve dhe

ITALI-Ai nuk dëshiron të dëgjojë fjalën dështim, por Massimiliano Allegri e di se duhet të bëjë më shumë sezonin e ardhshëm: "Na vjen shumë keq që nuk kemi fituar një trofe. Vitin tjetër duhet të përgatitemi për të fituar titullin kampion dhe është një objektiv i qartë për të gjithë”. Trajneri i Juventusit mund të ketë Pogba-n vitin tjetër: "Ai është te Manchester United dhe nuk mund të flas për lojtarë që janë në një skuadër tjetër".

NDESHJA ME LAZION: Nesër është ndeshja e fundit në shtëpi, duhet të bëjmë sa më mirë, do të jetë festa e Chiellinit dhe e fundit në shtëpinë e Dybala-s. E mërkura ishte një mbrëmje fantastike por nuk fituam”.

SEZONI-"Jam i kënaqur me rrugën e rritjes që ka pasur skuadra. Nuk jam i kënaqur sepse nuk kemi fituar asnjë trofe. Nuk isha mësuar të mos fitoja dhe ishte një gjë e çuditshme dhe e re. Ne duhet ta bartim me vete humbjen e së mërkurës sepse është një gjë, që vështirë se do ta harroj."

E.Ç (Dosja.al)

260829 10924

Sondazh

Poll