Sport

SUPERIORE/ Tirana nuk toleron ndaj Vllaznisë, Partizani blindon zonën Europë! (Rezultatet e tjera)

Në javën e 34-të të Kategorisë Superiore, Tirana nuk ka falur ndaj Vllaznisë duke e mposhtur me shifrat 3-1.

14 Maj 2022, 19:37 Nga DOSJA

SUPERIORE/ Tirana nuk toleron ndaj Vllaznisë, Partizani blindon zonën

TIRANË- Në javën e 34-të të Kategorisë Superiore, Tirana nuk ka falur ndaj Vllaznisë duke e mposhtur me shifrat 3-1. Kampionët e Shqipërisë kaluan në avantazh në minutën e 16-të me anë të Taulant Seferit që regjistron golin numër 17 në këtë sezon.

Megjithatë, shkodranët reaguan dhe rikthyen baraspeshën teksa shfrytëzuan një autogol të Real Zhivanajt me mbrojtësin bardheblu që devijoi topin gabimisht në portën e tij. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, Ennur Totre riktheu sërish Tiranën në avantazh.Ndërkaq, në fraksionin e dytë, bardheblutë gjetën edhe golin e tretë me anë të Redon Xhixhës.
Në ndeshjet e tjera, Partizani fitoi në transfertë ndaj Egnatias me shifrat 0-1, autori i golit ishte Arinaldo Rrapaj.

Pas këtij trepikëshi, Partizani ruan vendin e tretë me 52 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e tetë me 34 pikë dhe kur kanë mbetur dy ndeshje nga fundi i sezonit, nuk arrijnë dot të shkojnë me tepër se ky pozicion dhe i duhet të luajnë në Play-Out.

Teuta mposhti me shifrat 0-1 Kastriotin dhe mban shpresat për një vend në Kupat e Europës. Laçi fitoi në transfertë ndaj Skënderbeut me shifrat 1-2.

E.Ç (Dosja.al)

37158

Sondazh

Poll