Sport

Trajneri Ancelotti i lë pushim të dielën, kapitenit Benzema…

14 Maj 2022, 11:55 Nga DOSJA
Trajneri Ancelotti i lë pushim të dielën, kapitenit

SPANJE - Benzema nuk do të jetë në ndeshjen kundër Cádiz nesër (19:30). Carlo Ancelotti e ka lënë pushim sulmuesin francez, i cili do të rikthehet në skuadër pas duelit ndaj skuadrës andaluziane të Cadiz, për t'u përgatitur për finalen e Champions League.

Benzema ishte një nga mungesat e Real Madridit në stërvitjen e mëngjesit të sotëm në “Valdebebas”. Përveç francezit, në skuadër nuk kanë qenë edhe Marcelo, Vallejo Alaba dhe Jovic. Pjesa tjetër e lojtarëve kanë vazhduar stërvitjen.

Një seancë në të cilën Ancelotti rikuperoi dy lojtarë, Ceballos dhe Bale, të cilët stërvitën pa probleme me shokët e tyre që në fillim. Ashtu si edhe Isco, i cili ka munguar në ndeshjet e fundit të Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll