Sport

Cristiano Ronaldo “bekon” ardhjen e trajnerit të ri Ten Hag...

14 Maj 2022, 11:42 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo “bekon” ardhjen e trajnerit të ri Ten Hag...

ANGLI - Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri i Manchester United. Ai ende drejton i Ajax-in, me të cilën ka fituar Eredivise, por do të marrë vendin e Ralf Rangnick, i cili do të drejtojë për herë të fundit më 22 maj kundër Crystal Palace në Premier League.

Sezoni për ‘Djajtë e Kuq’ nuk ka qenë aspak i mirë dhe Ten Hag do të ketë detyrën e ndërlikuar për të rigjetur kursin e skuadrës. 

Cristiano Ronaldo, në faqen e klubit, kërkon durim me trajnerin e ri, pavarësisht urgjencës që ekziston për të fituar sërish. "Gjërat duhet të ndryshojnë ashtu siç dëshiron ai. Por ne duhet t'i japim kohë",- shprehet portugezi.

"Ajo që di për të është se ai bëri një punë fantastike për Ajax-in, duke treguar se është një trajner me përvojë. Shpresoj t'ia dalim, sepse nëse ai do të ketë sukses, i gjithë Mançesteri do të ketë sukses gjithashtu. I uroj atij më të mirën,"- vazhdoi CR7.

Portugezi pranoi se ardhja e Ten Hag ka ndezur një rrymë optimizmi në skuadër. "Jemi të lumtur dhe të emocionuar, jo vetëm si lojtarë, por edhe si tifozë. I uroj më të mirat dhe besojmë se vitin e ardhshëm do të fitojmë trofe",- përfundoi portugezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll