Sport

E shpëtoi nga rënia prej La Ligas, Espanyol shkarkon trajnerin...

14 Maj 2022, 10:31 Nga DOSJA
E shpëtoi nga rënia prej La Ligas, Espanyol shkarkon trajnerin...

Kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat, skuadra katalane largon Vicente Morenon. Për drejtuesit e klubit, duket shpëtimi nuk ishte i mjaftueshëm

SPANJE - Espanyol, çuditërisht, ka vendosur të shkarkojë trajnerin Vicente Moreno, kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i La Ligas. 

Sipas raporteve të “Sport”, 47-vjeçari nuk do të jetë në stol në ndeshjen e së shtunës kundër Valencias. 

Ka qenë presidenti i klubit katalanas, Chen Yansheng ai që ka marrë vendimin, pavarësisht se shpëtimi i skuadrës për të rënë nga kategoria është arritur dy javë më herët. 

Fatal për Moreno, duket ka qenë një performancë më pak se optimale në javët e fundit dhe klima e tensionuar në dhomat e zhveshjes; ai ka pasur edhe një grindje me Raul de Tomas. 

Diego Martinez, ish-trajneri i Granada dhe Osasuna, është caktuar për ta zëvendësuar Vicente Morenon, ndërkohë që jepen detaje për këtë marrëveshje të re.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll