Sport

Federata Portugeze garanton se trajneri Fernando Santos "nuk ka borxhe"...

14 Maj 2022, 10:40 Nga DOSJA
Federata Portugeze garanton se trajneri Fernando Santos "nuk ka

Deklarata tregon se trajneri i kombëtares i ka shlyer detyrimet e pretenduara nga Autoriteti Tatimor

PORTUGALI - Federata Portugeze e Futbollit dhe Fernando Santos lëshuan një deklaratë të përbashkët të premten, në të cilën garantojnë, se situata tatimore e trajnerit të ekipit kombëtar është në rregull, duke mohuar çdo borxh dhe duke garantuar, se as FPF dhe as Fernando Santos nuk "mbahen apo mashtrohen". 

Ky informacion, në lidhje me marrëdhëniet e tyre kontraktuale, në lidhje me organet tatimore apo çdo autoritet tjetër, ishte i nevojshëm si një reagim ndaj lajmit të “Expresso”, e cila raporton se Autoriteti Tatimor kërkon nga trajneri i 4.5 milionë euro.

Sipas asaj që shihet nga deklarata, procesi që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit, dëshmon se trajneri i kombëtares portugeze i ka shlyer shumat e pretenduara nga Autoriteti Tatimor dhe tashmë Fernando Santos është në pritje të rezultatit të procesit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll