Sport

Insigne për herë të fundit te ‘Maradona’ me Napolin: “Kam tri ditë që po qaj”...

14 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
Insigne për herë të fundit te ‘Maradona’ me Napolin:

ITALI - Të dielën kundër Genoas, kapiteni Lorenzo Insigne do të luajë ndeshjen e tij të fundit në stadiumin ‘Maradona’ me fanelën e Napolit dhe do të ndahet nga “Ultras Napoli Curva B 1972”, ndaj ai nuk i fsheh emocionet:

“Dua t'ju falënderoj për gjithçka që më keni dhënë, - tha kapiteni, - dhe e përsëris se Napoli do të mbetet gjithmonë shtëpia ime edhe nëse në fund të sezonit nuk do të jem më atje. Të mos e fsheh se kam tri ditë që qaj.

Ka dhjetë vjet që stadiumi është shtëpia ime dhe jam i lumtur të festoj të dielen dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Do ta mbaj gjithmonë Napolin në zemrën time”.

Këto janë ditët e fundit me fanellën e Napolit për Insigne, i cili në janar arriti një marrëveshje për t'u transferuar i lirë në MLS në Toronto, me një kontratë katërvjeçare që do të fillojë më 1 korrik 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll