Sport

Gjesti i braziliani, Vinicius ngushëllon kapitenin Morales në lot

14 Maj 2022, 10:54 Nga DOSJA
Gjesti i braziliani, Vinicius ngushëllon kapitenin Morales në lot

SPANJE - Përqafim i sulmuesit madrilen gjatë intervistës së kapitenit të Levantes në fund të ndeshjes, po bën xhiron e botës… Pas humbjes 6-0 nga Real Madridi, skuadra e Levantes rrëshqet nga La Liga Santader dhe zbret në kategorinë e dytë.

Lot në sytë e Moralesit. E pamundur për të mbajtur dhimbjen. Kapiteni i Levantes e ka të vështirë të flasë në fund të ndeshjes. “Dua të falënderoj njerëzit tanë, por këtë sezon nuk kemi qenë në lartësinë e detyrës. Është shumë e vështirë për të gjithë, për familjet tona dhe për të tyret”.

E ndërsa kapiteni fliste shumë i prekur erdhi një gjest nga madrileni Vinicius, që ishte në lartësinë e detyrës. Braziliani që sapo kishte shënuar “hat-trick”-un e parë të jetës, u afrua dhe ndërpreu intervistën për të përqafuar Moralesin. Gjest i madh. Imazhet po bëjnë xhiron e botës…

Kapiteni ishte shumë i prekur. "Ne duhet të përpiqemi të rikthehemi në La Liga vitin e ardhshëm. Është domosdoshmëri, sepse ne jemi fajtorët kryesorë të rënies. Kemi 27 javë pa fituar dhe kemi reaguar shumë vonë. Shpresojmë që kjo të shërbejë për të mësuar ku dhe çfarë kemi gabuar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll