Sport

Arteta ankohet për gjykimin: “Nëse flas do të më skualifikojnë”…

14 Maj 2022, 10:26 Nga DOSJA
Arteta ankohet për gjykimin: “Nëse flas do të më

“Unë mund ta bëj, por kam dy opsione: ose të gënjej, ose të pezullohem. Dua të jem në pankinë në ndeshja e radhës kundër Newcastle,”- u shpreh trajneri i Arsenalit.

ANGLI - Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, ka folur në konferencën për shtyp, pas derbit të humbur 3-0 nga “Topçinjtë” ndaj Tottenhamit: "Nuk mund të them asgjë. Dua të them vetëm se jam krenar për lojtarët e mi. Natyrisht që nuk e morëm rezultatin që donim, por tani le të mendojmë për ndeshjen e të hënës”.

Trajneri spanjol u pyet edhe për gjykimin e ndeshjes: "Nëse them diçka, do të pezullohem. Pyeteni gjyqtarin nëse dëshiron të vijë dhe ta gjykojë ndeshjen. Unë mund ta bëj, por kam dy opsione: ose të gënjej, ose të pezullohem. Unë dua të jem në pankinë në ndeshja e radhës kundër Newcastle. Kemi humbur një ndeshje që donim ta fitonim. Ju e patë të gjithë se si filloi të luante kjo skuadër. Një lojë kaq e bukur u shkatërrua. Fatkeqësisht ne nuk u kënaqëm me lojën që donim të luanim,"- deklaroi trajneri i “Topçinjve”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll